IKD përgatit letrën e dorëheqjes për anëtaret e qeverisë

Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një deklaratë për RTV21, ka thënë se IKD ka përgatitur një letër dorëheqjeje për anëtarët e qeverisë.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi gjithherë ka thënë që letra e kryeministrit në detyrë Albin Kurti nuk përbën akt të dorëheqjes për arsye se dorëheqja nuk do duhej që të linte hapësirë për diskutim, kështu që Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë përgatitjen e shkresave të dorëheqjes për kryeministrin në detyrë e po ashtu edhe për anëtaret e tjerë të ekzekutivit të cilët janë në detyrë dhe janë zgjedhur deputet të legjislaturës së nëntë”, tha Kolshi.
Tutjet sipas tij deputetet e legjislaturës së nëntë duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët për votimin e raportit.
“Deputët e kuvendit të republikës së Kosovës, sot duhet që ta gjejnë një gjuhë të bashkëpunimit dhe të votojnë raportin dhe që të vazhdojnë tutje dhe të mos ju lënë hapësirë problemeve të mundshme të cilat mund ta kontestojnë kushtetutshmërinë. ‘’, tha ai.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?