Ibrahimi: Komunat në rrezik të mbesin pa buxhet nëse nuk miratohen vendimet në Kuvend

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në emisionin Start Up në RTV21, ka folur rreth situatës së paqartë buxhetore për vitin e ardhshëm dhe ndikimit që mund të ketë rritja e tatimit në pronë, sidomos për bizneset.
Ai paralajmëroi se nëse Kuvendi nuk konstituohet dhe nuk merren vendimet e nevojshme për buxhetin, atëherë komunat rrezikojnë të mbesin pa mjete financiare, gjë që do të prekte drejtpërdrejt qytetarët, administratën publike dhe vetë bizneset që varen nga fondet publike.
“Më qenë se jemi duke iu afruar disa afateve që Kosova ndoshta do të mbetet pa buxhet vitin e ardhshëm e kemi ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit nëse situata vazhdon e tillë këta kanë buxhet veç edhe për dy muajt e ardhshëm të vitit 2026 nëse Kuvendi nuk funksionalizin nuk mirren vendime për buxhet edhe komuna do të mbes pa buxhet po edhe qytetarët, administrata publike, bizneset sepse bizneset tona më shumë janë të varura prej mjeteve financiare prej qeverisë dhe prej komunave nëse vazhdon situata do të jemi në një kolaps total vitin e ardhshëm, shpresojmë që do të përmirësohet do t’i kemi organet e konstituara funksionale bashkëpunuese në mënyrë që ta përmirësojmë situatën”, tha Ibrahimi./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?