I mituri me 100-she fals tenton të furnizohet me derivate
Një rast “falsifikimi i parasë” është raportuar të mërkurën në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, një djal i mitur ka tentuar të furnizohet me derivate duke bërë pagesën me 100-she fals.
“Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull kosovar në një pikë të derivateve ka tentuar të bëjë pagesë me një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, ka raportuar Policia e Kosovës.
Njësiti policor ka sekuestruar kartëmonedhën në fjalë për procedura hetimore./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?