Kaloni te përmbajtja kryesore

I kushtoi 300 euro videoja në rrjetet sociale – voziti me 197 km/h

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro një shofere që voziti me shpejtësi 197 km/h në autostradë.

Ndëshkimi i erdhi pasi ajo e publikoi videon në rrjetet sociale.

“Në bazë të video incizimeve të publikuara në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili me automjetin e tij ka tejkaluar shpejtësinë e kufizuar në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 130 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi 197 km/h”, thuhet në njoftim.

Përveç gjobës prej 300 eurosh, sipas policisë, të njëjtës i janë shqiptuar 3 pikë negative dhe 3 muaj  i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button