I dehur ushtron dhunë psikologjike ndaj gruas, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 05.11.2025-22:30. Është raportuar se viktimës femër kosovare, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?