Kaloni te përmbajtja kryesore

I dashuri i propozoi martesë nga radiolidhja, ajo i tha “PO” dhe…u rrëzua avioni

Një avion i vogël u rrëzua në një fushë në rrethin Yüreğir të qytetit Adana, në Turqi, gjatë një fluturimi të organizuar për një propozim martese. Si pasojë e aksidentit, piloti dhe pasagjerja mbetën të plagosur rëndë.

Avioni i kategorisë “Ultra Light”, që i përkiste një kompanie private të aviacionit, ra gjatë tentativës për të realizuar një ulje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GZT (@gzt)

Në bord ndodheshin piloti Burak Yürekli, 39 vjeç, dhe pasagjerja Şeyda Doğan.

Sipas mediave turke, fluturimi ishte organizuar nga partneri i Doğan për t’i bërë asaj një propozim martese në ajër. Gjatë afrimit për ulje, në radio u dëgjua pyetja për martesë dhe Doğan u përgjigj me “Po”. Por menjëherë pas kësaj, avioni humbi kontrollin dhe u rrëzua.

Të plagosurit u transportuan në Spitalin Universitar të Trajnimit dhe Kërkimit në Adana, ku ndodhen në gjendje të rëndë. Pamjet e aksidentit janë filmuar me telefon celular dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button