Kaloni te përmbajtja kryesore

Hysnije Kelmendi rrëfen me lot në sy se si serbët ia vranë prindërit, e atë e lanë të plagosur me copa të granatës në trup

Hysnije Kelmmendi nga fshati Dushkajë e vogël e Komunës së Istogut është një nga të mbijetuarat e luftës së fundit në Kosovë.

Prindërit e saj u vranë në prill të vitit 1999, derisa po përpiqeshin të ikini nga forcat paramilitare serbe , kurse Hysnija tre vjeçe shpëtoi , po me plagë në trup nga granata. Ajo me lot në sy rrëfen gjithë ngjarjen për RTV21.

“Faktikisht nuk i mbaj mend prindërit e mi për shkak se kam qenë në moshë shumë të re , kam qenë vetëm 3 vjeç ama vetëm përmes fotove më shumë i kujtoj edhe me çka me kanë treguar familjarët.”, fillon rrëfimi i saj.

Meqenëse ishte e vogël, Hysnja nuk arrinë ta mbajë mirë mend ngjarjen, por tregon ashtu si i kanë treguar familjarët e saj.

“Më kanë treguar se unë se mbaj mend. Kemi dashtë me ik nga forcat serbe, ka qenë data 12 prill 1999 ka qenë ora 12 e ca edhe kemi dashtë me u arratisë sepse forcat serbe e kishin rrethuar fshatin edhe na sa jemi nisë sa me thënë 1 km me ikë, pastaj aty si me ka thënë gjyshja kemi qenë duke ikë me traktor ka qenë duke vozitur një mixhë i jemi që ka vdekur , edhe në traktor në prokolicë ka qenë mami jem duke me mbajtë mua edhe si ja kemi nis me gjetë një rrugë që të lidh me Malin e Zi për ndryshe me Rozhajnë atje pastaj ja ka nis ca forca serbe militare që kanë qenë d.m.th të maskuar kanë gjuajtur d.m.th me snajperë nga largu ma së pari e kanë plagosur mixhën tem për mos me pas qasje me vozit traktorin pastaj kanë gjuajtur te gumat e traktorit që mos me mujtë me depërtu traktori për me shku nga ajo rruga që të lidh me Rozhajën . “,thotë ajo.

Më tej vazhdon tregon edhe për edhe vdekjen e nënës së saj si dhe mënyrën si është plagosur e pastaj si ka shpëtuar.

“ Tani ja kanë nis ato plumbat tjera me të cilat kanë gjuajtur te mami jem e pastaj kanë depërtuar te unë që sot e atë ditë i kam granatat në trupin tem, te pjesa e barkut më shumë edhe nga ai moment d.m.th. kam rënë te ajo prokolica e hapur kam rënë përtokë dhe në ato momente kam thyer edhe dorën e mami në ato momente ka dhënë shpirt ka qenë shtatzënë në muajin e tetë. Edhe janë ardhë e kanë pyetur gjyshen time se ajo ka ditur edhe gjuhën serbe edhe kanë pyetur për mu çka do me bë me të , ajo i ka thënë masi krejt mi masakruat lërmani një shenjë të djalit edhe në ato momente më kanë marrë ata, anë ardhë do forca tjera më kanë marrë më një automjet ushtarak dhe me kanë qu te një spital në Rozhajë me kanë operu e për me më kthy në jetë është dashtë te pjesa e këmbëve me një aparat që është si hekur që të prek për këmbëve me ma nxe gjakun se kam qenë si duke dhënë shpirt.” tregon Hysnije Kelmendi.

Por, pas kësaj Kelmendit i rrezikohet edhe njëherë jeta, pasi që kanë dashur që ta vrasin në spitalin e Rozhajës për siç thotë ajo për t’i humbur gjurmët.

“Pastaj kam nejt ca ditë aty te spitali dhe ata nuk e kanë ditë se çfarë kombësie kam se jam shqiptare edhe kur ja kam nis me fol , e kam një hallë që e ka emrin Valbona kam thënë Bona edhe ata kanë mëndu se po flas serbisht se bona i bjen jam sëmurë, kur ja kam nis me thënë nëna në gjuhën shqipe e kanë kuptu që jam shqiptare edhe kanë thënë kjo qenka një shqiptare a di te hekim qafe , kanë dashtë prej të s’di sa kati me më gjujtë e me mi humb gjurmët , aty ka qëlluar një infermiere që ka qenë e kombësisë boshnjake i ka dëgju ata edhe më ka marrë mu më ka mshef edhe më ka mbrojtë mu më ka mbajtë deri sa e ka qit shpalljen se një fmi me këto sy , d.m.th. me një nishan me këto iniciale.”, tregon Hysnia.

“Pasi ka mbaruar lufta më kujtohet pak se i kam kërkuar prindërit , më kanë thënë për mamin se është të dajtë kur për babin është të puna”, rrëfen ajo më lot në sytë.

“Pastaj me kohë e kam kuptuar se kanë vdekë , ma e kam pa se është e kotë me i kërku se nuk kthehen mo “, thotë Hysenija

“Në ato momente siç ka thënë gjyshja në ato momente kemi dëgjuar vetëm krisma të plumbave bërtitmë, sepse në ato momente babi im ka pasur një thikë sepse ka qenë në këtë ushtrinë që ka qenë e TMK-së, nuk e di cila ka qenë para luftës , edhe tu e kontrollu ja kanë gjet thikën dhe me atë thikë jo vetëm që i kanë vrarë me allti dhe ato gjërat, por babin tem d.m.th. e kanë masakru me atë thikë “, rrëfen ajo.

Derisa me zë që i dridhej tregon se shkon e i viziton varrezat e prindërve gjatë festave.
“Iu them s’ma latë bile një vëlla ose një motër.”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button