Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyseni shpalos programin për Podujevën: Uji i pijshëm është projekti i parë me të cilin do të mirremi, dhe mësimi tërë ditor

(Lajm i përditësuar)


Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

Kandidati nga LDK për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21 tregoi projektin e parë që do ta bëjë kur të bëhet kryetar i kësaj komune.

Ai tha se ka ndërtesa në Podujevë ku në llamarinën e kulmeve janë të mbuluara me azbest, e cila sipas tij është kancerogjene për qytetarët.

“Jom mundu jashtëzakonisht shumë që mos me u marr me renovimin e banesave, qytetarë të dashtur llapjanë projekti i parë si kryetar komune do të jetë riparimi i kulmeve sepse njerëzit sot flejn me kancer mbi kokë, e ka mbulu azbestin me llamarinë sot objektet në shesh rrezikon jetën e qytetarit, kulmi është i mbuluar, azbesti me llamarinë 5 vjet asgjë sështë bërë”, tha Hyseni. /21Media


Hyseni shpalos programin për Podujevën: Uji i pijshëm është projekti i parë me të cilin do të mirremi, dhe mësimi tërë ditor

Kandidati nga LDK për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21 është zotuar se projekti i tij i parë do të jetë uji i pijshëm dhe mësimi tërë ditor.

Kurse për sektorin e shëndetësisë, ai kritikoi kryetarin aktual të kësaj komune për premtimin e kthimit të spitalit të Podujevës.

“Uji i pijshëm është projekti i parë me të cilin do të mirremi, për arsimit kemi tërë ditor ku do të shfrytëzojmë përvojën e komunës së Prishtinës të cilën e kemi suport. Sa i përket shëndetësisë, në premtimin e fushatës së kaluar të cilën nuk e mbajtën fjalën kryeministri dhe kryetari aktual do ta kthejm spitalin e Podujevës, një projekt jashtzakonisht i merituar”, deklaroi ai. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button