Kaloni te përmbajtja kryesore

Humbja e jetës së të riut, Shkodra: Në një shtet normal, ministri do të dorëhiqej

Analistja politike Magbule Shkodra, në emisionin “Click” të RTV21, ka reaguar pas vdekjes tragjike të një të riu në Liqenin e Ujmanit, duke kritikuar ashpër mënyrën se si pushteti po e trajton situatën.

Ajo e konsideron të papranueshme që ngjarje të tilla të përdoren për përfitime politike, ndërsa kërkon dorëheqje morale nga zyrtarët përgjegjës.

“Ky pushtet do të paraqesë video të tilla duke pasqyruar se si është situata në veri. Në një botë normale, në një demokraci normale, sot ose dje do të kishte ndodhur dorëheqja e ministrit në detyrë. Do të kishte një dorëheqje morale përballë kësaj tragjedie,” tha Shkodra./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button