Kaloni te përmbajtja kryesore

Humbi jetën personi që u aksidentua ditë më parë me motokultivator

Ka humbur jetën personi që u aksidentua më 11 tetor në Çagallavicë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, në këtë aksident ishin përfshirë një automjet dhe një motokultivator, ku si pasojë e përplasjes, një pasagjer i moto-kultivatorit pësoi lëndime të rënda dhe i njëjti vdiq të shtunën.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

Ndërsa me vendim të prokurorit, në ditën e aksidentit ishte arrestuar ngasësi i automjetit dhe u dërgua në mbajtje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button