Kaloni te përmbajtja kryesore

Humbi jetën në aksident një grua shtatzënë

Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e njëjta ishte aksidentuar.

Për rtv21.tv lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar Naser Syla drejtori i Emergjencës në QKUK.

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti.

“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. E njëjta ka qenë edhe shtatzënë”, ka thënë Syla./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button