Humbi jetën avokati amerikan Andrew Strong, reagon Haradinaj: Ishte luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të njërit nga ekipi i tij mbrojtës në Hagë, avokatit Andrew Strong.
Haradinaj ka thënë se Strong ishte një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut.
“I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi. Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë. Ngushëllime familjes dhe miqve!Trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”, ka shkruar Haradinaj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?