Kaloni te përmbajtja kryesore

Humb jetën një person në Prizren, ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte

Një burrë ka humbur sot jetën në Prizren, pasi ka rënë nga kulmi i një ndërtese gjatë punës. Viktima, me inicialet N.XH rreth moshës 40 vjeçar ishte nga Drenasi dhe po kryente punime në kulm kur ndodhi incidenti fatal.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 30.07.2025, rreth orës 12:45, në qytetin e Prizrenit është raportuar një incident në vendin e punës. Viktima N.XH., mashkull rreth 40 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë punimeve në kulm dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë, sipas informatave zyrtare nga emergjenca, është konfirmuar vdekja e tij si pasojë e lëndimeve të marra”, ka deklaruar Bytyqi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button