Kaloni te përmbajtja kryesore

Humb jetën një person në një aksident mes një motoçiklete dhe një kamioni në Istog

Një aksident me pasoja fatale është regjistruar të hënën në fshatin Veriq të Istogut, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamion. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Vdekjen e motoçiklistit në vendngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestar, tash në terren janë hetuesit e komunikacionit për procedura të mëtejme”, është shprehur Gashi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button