Kaloni te përmbajtja kryesore

Humb jetën një 48 vjeçar, ra nga kati i tretë i një ndërtese në Prizren

Një 48 vjeçar ka humbur jetën të premten pasi ra nga kati i një ndërtese në ndërtim e sipër në Prizren.

Policia sot ka njoftuar se lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka  marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër  derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjecar nga Prizreni. Per rastin është  informuar  prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button