Kaloni te përmbajtja kryesore

Humb jetën 46-vjeçarja, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese

Një grua 46-vjeçare ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.
Kjo ngjarje ka ndodhur të shtunën në rrugën “12 qershori”.

Lajmi është konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli,

“Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur të lënduarën. Më pas ka ndërhyrë edhe ekipi i Emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar për trajtim mjekësor në QKMF-Shtime. Rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se 46-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka njoftuar Veseli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button