Kaloni te përmbajtja kryesore

Hulumtuesi i KDI-së: Hetimi i prokurorisë nuk ndikon në rezultat e as në certifikim

Hulumtuesi në Institutin demokratik të Kosovës Vullnet Bugaqku, jep shpjegime se çfarë pason pas nisjes së hetimeve nga prokuroria lidhur me votimin me postë.

Sipas tij, hetimet nuk ndikojnë në rezultat dhe certifikim të rezultateve por që siç thotë KQZ-ja sipas Ligjit për Zgjedhje të përgjithshme, në bazë të vlerësimit të saj, para certifikimit mund të vendos për rinumërim apo rivotim të ndonjë qendre të votimit për shkak te hetimeve ose raporteve të caktuara që mund t’i marrin gjatë kësaj periudhe.

“Nuk ndikon asgjë në rezultat sepse ky proces është proces hetimor, pra hetimet që benë prokuroria duhet me prodhuar një pësoje. Në nëse ka prova të besueshme që zyrtar të caktuar kanë manipuluar rezultatet e votave me postë ndaj tyre duhet të ngritët një aktakuzë ajo duhet të shqyrtohet në gjykate dhe pasi të shqyrtohet Gjykata mund të merr vendim. Nëse i shpallë fajtor do ketë përgjegjësi penale ndaj atyre zyrtarëve që kanë manipuluar procesin. Përndryshe Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e mundëson, ia jep të drejtën KQZ-së që para certifikimit të rezultate ta rikthej një proces ose qendër të votimit në rinumërim dhe rivotim. Pra është e drejtë e KQZ-së nëse anëtarët e saj vlerësojnë se për shkak te hetimeve ose raporteve të caktuara që mund t’i marrin gjatë kësaj periudhe mund e vendosin që kanë prova, dyshim që rikthehet në rivotim krejt procesi i votave me postë mirëpo nëse certifikohen rezultatet s’ka kthim prapa, vazhdohet me procedurat për formim të institucioneve dhe prokuroria vazhdon me hetimin e saj nëse prodhon prova që dëshmojnë përgjegjësinë penale të ndonjë zyrtari komisionari qoftë atyre ne QNR qoftë atyre që kanë administruar procesin e votimit jashtë vendit në përfaqësi atëherë jetë njëjtit ftohen nga prokuroria japin deklarata dhe më proces gjyqësor duhet të vërtetohet nëse janë po jo fajtor nëse vërtetohet fajësua të njëjtin mund të dënohen”, tha Bugaqku për RTV21.

Sipas Bugaqkut, certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve mund të bëhet në momentin që përfundojnë ankesat anë institucionet përkatës, ai nuk pret që nisja e hetimeve të ndikojë në vendimin e Gjykatës supreme për votimin me postë. “Nëse supremja hedh ankesat atëherë i hapet rrugë KQZ-së të certifikojë rezultatet mund të ndodh që gjatë këtij procesi e këtë dëshmi të tjera jashtë këtyre ankesave në supreme dhe KQZ-ja mund të vendos të shkojë në rivotim këto qendra të votimi, por gjasat qe kjo të ndodh janë të pamundura sepse kur shterën ankesat në supreme KQZ-së si mbetet tjetër përpos certifikimit”, tha Bugaqku./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button