Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoxhaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë

 

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 39 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj tha se mbi sakrificën e tre heronjve u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare.

“39 vite më parë u vranë tinëzisht në Gjermani tre veprimtarët e çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Jugosllavia mendoi se duke vrarë kokat e ilegales, do ta shuante rezistencën e popullit shqiptar. Por, në të vërtetë, aty ku ranë tre veprimtarët, u lindën mijëra të tjerë. Mbi sakrificën e tre heronjve u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare. Kështu, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u shndërruan në tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë”, ka shkruar Hoxhaj ndër të tjera në Facebook.

39 vite më parë u vranë tinëzisht në Gjermani tre veprimtarët e çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri…

Posted by Enver Hoxhaj on Sunday, 17 January 2021

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button