Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoxhaj: Dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, kërcënim serioz për Kosovën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.
Në një postim në Twitter Hoxhaj ka shkruar se jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive.
“Dërgesa e fundit i armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë”, ka shkruar Hoxhaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button