Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoxha për Kurtin: Njeriu i cili jeton vetëm për drama

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar lidhur me vendimin për liberalizimin e tregut në energji.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se askush nuk është kundër liberalizimit, por jo vetëm me një kompani si e para.

”Nuk ka liberalizim me vetëm një kompani si e para.E dyta le të supozojmë se do kishte më shumë kompani, e kam thënë edhe më heret dhe po e ripërsërisë që duhet një afat tranzitor për të lënë hapësirë e mundësi për bizneset që të përgatiten për të operuar në rrethana të reja. Ky vendim arbitrar e dëmton sektorin që është taksapaguesi më i madh i buxhetit të shtetit dhe e deformon edhe idenë e tregut të lirë në fakt. Reforma, liberalizimi i tregut dhe zhvillimi nuk do të arrihen asnjëherë me mendje që në emër të tyre instrumentalizijnë dhe dëmtojnë qytetarët. Kjo është mendësi e krijimit të varësive të reja në emër të ekonomisë së lirë dhe rëndesë e jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoxha,

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button