Kaloni te përmbajtja kryesore

Hovenier: Një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokraci të shëndetshme

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për dhënien fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij bën thirrje për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, ShBA-ja përsërit thirrjet e saj për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë dhe në mbarë globin”, ka shkruar Hovenier në një postim në X.

Ai shtoi se “një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokraci të shëndetshme. ShBA-ja mbron lirinë, pavarësinë dhe sigurinë e medias dhe pret përgjegjësi për ata që kërcënojnë ose sulmojnë gazetarët”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button