Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoti: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk duhet të ketë pritje të mëdha nga takimi në Bruksel mes Kurtit dhe Vuqiçit që do mbahet nes.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se nesër negociohet vetëm për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje Hoti ka shkruar se gjatë takimit të 14 shtatorit nuk bëhet fjalë të flitet për njohje pasi sipas tij Kurti ka hequr dorë nga njohja në Ohër./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button