Kaloni te përmbajtja kryesore

17 vjet shtet, Hoti: Serbia të hapë arkivat shtetërore

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i është drejtuar me një letër përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke kërkuar nga ajo që të marrë hapa urgjent për çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas tij, pavarësisht se u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur më 2 maj të vitit 2023, Serbia vazhdon t’i bllokojë përmbushjet e detyrimeve të saja dhe po i shkel obligimet që i ka sipas të drejtës ndërkombëtare.

Në letrën e tij, të publikuar në Facebook Hoti shihet se ka kërkuar që të hapen menjëherë dhe pa kushte arkivat ushtarake, policore dhe të inteligjencës së Serbisë, përfshirë dosjet e klasifikuara që lidhen me krimet e luftës dhe zhdukjet me dhunë. Ka kërkuar bashkëpunim të plotë nga autoritetet serbe, duke përfshirë lehtësimin e hetimeve mbi përfshirjen e grupeve paramilitare dhe bashkëpunëtorëve lokalë serbë në këto zhdukje me forcë.

“Familjet e të zhdukurve kanë pritur për një kohë tepër të gjatë për të vërtetën dhe drejtësinë që e meritojnë. Besoj se nën udhëheqjen tuaj, mund të sigurojmë që zëri i tyre të dëgjohet dhe që Serbia të detyrohet t’i përmbushë detyrimet e saja morale dhe ligjore”, ka shkruar Hoti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button