Hoti i reagon Kurtit: Ai që ka frikë nga dërgimi i ligjeve në Kushtetuese ka qëllime jo fisnike

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit Kurti pas deklaratës së tij se kontestimi i disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese është “përpjekje dëshpëruese për paralizim reformash”.
Hoti tha se Kurti ka frikë ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese.
“Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht.”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?