Kaloni te përmbajtja kryesore

Haziri: Problem që Kurti s’e takoi Macronin

Nëkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se është i lumtur që kryeministri shqiptar Edi Rama ka rol në formatin e Dialogut.Sipas Hazirit, problem është mostakimi i kryeministri Kurti me presidentin francez Macron, pasi ky i fundit zhvilloi takim me Vuçiqin.

”Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi. Problemi mbetet që takimi i Presidentit Macron me homologun serb ka ndodhur dhe për herë të parë nuk kemi takim të kryeministrit Kurti në këtë format”, ka shkruar Haziri në Facebook, ku ka komentuar edhe sulmin e Iranit mbi Izraelin, duke e cilësuar si gjendje lufte.

“Marrëdhëniet Kine e Korea e Veriut po avancohen. Po ndërtohet boshti i të keqes. Lufta në Ukrainë me krejt tragjedinë e saj po vazhdon. Duhet të dënohet por të shihet sa keq po ndikon në Ballkan dhe për ne”, shkruan Haziri në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button