Kaloni te përmbajtja kryesore

Haziri pret që Bislimi e Petkoviqi të pajtohen javën e ardhshme në Bruksel për implementimin e marrëveshjes së Ohrit

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi rreth takimit që sot ka zhvilluar me emisarin e BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ku të pranishëm ishin edhe Ramush Haradinaj e Memli Krasniqi.

Në këtë takim Haziri se u njoftuan në detaje lidhur me progresin dhe ngërçin politik që ka dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Paraqita qëndrimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion dhe që është e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve duke përfshirë njohjen e ndërsjelltë.Pranimi i planit të pesësesh ndërkombëtare dhe takimi me liderët europianë në Bruksel është një kthesë në dialog dhe një pritje për progres.24 shtatori ka krijuar një ambient të ri politik dhe një ngarkesë të pritur edhe në këtë proces të dialogut.”, shkroi ai.

Ai pret që nga takimi i javës së ardhshme të arrihet që palët të pajtohen për implementimin e marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, respektivisht marrëveshjes së Brukselit të 27 marsit, e njohur si marrëveshja Kurti-Vuçiq.

“Besoj shumë që nga takimi i javës së ardhshme do të arrihet që palët të pajtohen për implementimin e marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, respektivisht marrëveshjes së Brukselit të 27 marsit, e njohur si marrëveshja Kurti-Vuçiq.”, përfundoi Haziri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button