Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu për transferimin e kosovarëve që po mbahen në burgjet e Serbisë: Nuk mund të them se pres përgjigje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu flet për RTV21 për kërkesën që ia ka dërguar ministres së Drejtësisë së Serbisë për transferimin e katër qytetarëve që po mbahen në burgjet e Serbisë.

Haxhiu tha se ende nuk kanë pranuar përgjigje nga Serbia për transferimin e qytetarëve nga burgjet e Serbisë duke thënë se Serbia nuk bashkëpunon në këtë drejtim.

“Natyrisht që duke pasë parasyshë përvojat jo të mira që kemi me Serbinë nuk mund të them se pres përgjigje, megjithatë ne këtë e kemi ngritur edhe para partnerëve ndërkomëtarë që të njëjtit duhet t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që ajo t’i transferojë qytetarët që po mbahen atje dhe t’i dorëzojë kriminelët e luftës të cilët po mbahen në Serbi edhe ata që kanë kryer sulme terroriste në Serbi”, tha ajo për rtv21./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button