Haxhiu për rastin e Atilla Kardeshit: Nuk duhet të tentohet të bëhet spektakël me rastet e dhunës në familje

Hyrja në formatin televiziv e ish- burrit të këngëtares dhe modeles Drenusha Latifi, Atilla Kardesh ka nxitur reagime të shumta, ku edhe është kërkuar nga televizioni Klan Kosova, që të largonte banorin nga ky shoë televiziv i cili i njëjti ishte i akuzuar për dhunë në familje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth kësaj teme në tryezën ku temë diskutimi është “Thyerja e ciklit të dhunës”.
Sa i përket hyrjes së Atilla Kardesh në shoë-in televiziv, ministria Haxhiu thotë se nuk duhet të tentohet të bëhet spektakël me rastet e dhunës në familje.
“Më lejoni të ju falënderoj për solidaritetin dhe aktivizimin që keni pas sidomos gjatë këtyre ditëve me një rast të fundit, ku një televizion tenton që të normalizojë dhunën, të minimizojë atë, siç ishte rasti i fundit për të cilin të gjithë jemi dëshmitarë. Mendoj që kur kemi raste të tilla kur dikush tenton të minimizojë dhunën dhe normalizojë dhunën, përbashkimi jonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj jam shumë optimiste që Kosova do të jetë një shtet ku gratë dhe vajzat trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe ku nuk tentohet të bëhet spektakël me rastet e dhunës në familje. Besoj që kjo është përgjigje për secilin dhunues. Ne pajtohemi që dhunuesit mund të rehabilitohen, por kjo nuk mund të ndodhë në një format të tillë”, tha Haxhiu. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?