Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu nga Tirana: Ndjenjë e veçantë kur flasim për bashkimin e qytetarëve tanë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një fotografi nga darka me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Ajo në fotografi shihet me presidenten Vjosa Osmani, ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, si dhe me nikoqirin, Begajn.

“Në darkën përbashkuese e miqësore të shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.z Bajram Begaj”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Ndjenjë e veçantë përherë kur jemi bashkë dhe kur flasim për bashkimin e qytetarëve tanë e bashkëpunimin e institucioneve tona që sa vijnë e thellohen”, shtoi ajo.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button