Haxhiu: Janë gjetur mbetjet mortore të një individi që i takon kohës së luftës

Në Prekaz të Skenderajt, gjatë procesit të gërmimeve, janë zbuluar mbetje mortore që datojnë nga periudha e luftës së fundit.
Kështu bëri të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila në një postim në Facebook ka treguar se mbetjet do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për të vazhduar me procedurat e ekzaminimit dhe identifikimit të nevojshëm mjeko-ligjor.
“Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës. Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje Haxhiu ka njoftuar se “Në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe tre trupa para 11 ditëve. Punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së neserme”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?