Haxhiu i PDK-së: Fotoja e Kurtit tregon pozicionin e tij me SHBA-të, qëndron në rreshtat e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj fotografisë të cilën e ka publikuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike.
Deputeti Bekim Haxhiu, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qëndrimi i Albin Kurtit në rreshtat e fundit tregon pozicionin e saktë të tij me SHBA-të.
Haxhiu, e ka quajtur Kurtin mashtrues dhe filozof të dështuar.
“Foto e Kurtit tregon pozicionin e saktë të tij me SHBA-të. Larg shumë larg. Në rreshtat e fundit, aty ku edhe e ka vendin, nuk meriton trajtim më të mirë mashtruesi, filozofi i dështuar”, ka shkruar Bekim Haxhiu.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?