Haxhiu: Gjykata Supreme ka shtuar diçka që nuk ekziston në ligjin për qeverinë

Pas dështimit të seancës së 48-të konstituive kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar për media.
Ajo foli rreth vendimit të Gjykatës Supreme, lidhur me udhëzimin administrativ të ministrit në detyrë, Hekuran Muratit për arkat fiskale.
“Po thuhet se nuk ka të drejtë që ministri në detyrë të nxjerrë udhëzime administrative. Por edhe të mos ishte kështu, betimin ministri Murati e ka bërë më 19 prill, udhëzimi është nënshkruar më 15 prill. Janë dy-tri ditë përpara. Është situatë komplet e paqartë, sepse Gjykata Supreme ka shtuar diçka që nuk ekziston në ligjin për qeverinë”, u shpreh ajo.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?