Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu: Beteja për ta eliminuar dhunën në bazë gjinore është e përhershme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në përmbyllje të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” ka thënë se dhuna nuk do të normalizohet.

Haxhius një videoadresimi ajo ka thënë se angazhimi dhe fushata kundër dhunës do të vazhdojnë.

“Si ministre jam e shqetësuar për rastet e dhunës dhe femicidit. Do ta vazhdojmë punën dhe koordinimin institucional për mbrojtjen e jetëve të grave dhe vajzave”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut ndërgjegjësimi kolektiv dhe efikasiteti institucional do ta bëjnë Kosovën vend të sigurt për gratë dhe vajzat.

Ajo ndër tjera ka shtuar se beteja ”për ta eliminuar dhunën në bazë gjinore është e përhershme”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button