Hasani: Vetëm në Kosovë ndodhë që Dekani i Juridikut ta çojë mandatin deri në fund me diplomë false

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka, nuk ka doktorruar në “La Sapienza” të Italisë dhe se i ka mashtruar.
Tutje, Hasani ka thënë se për këtë posedon edhe dëshmi.
“Për çështjen e Dekanit të Fakultetit Juridik, ajo që e kam thënë është e saktë 100 përqind. Ai nuk ka diplomë siç ka gënjyer të La Sapienzës, nuk ka doktorruar siç na ka thënë neve. Siç shkruan raporti, ai është avancuar në thirrjen akademike të profesorit të asociuar për shkak se siç na ka thënë neve ka diploma. Unë i kam provat që nuk është ashtu, është gënjeshtër dhe vetëm në Kosovë mund të ndodhë që Dekani I Juridikut ku supozohet se prodhohet drejtësia dhe kryeprokurori i shtetit ku implementohet, mund të ketë diplomë fals dhe mund ta kryejë mandatin. Kjo ndodhë veç në Kosovë”, ka thënë Hasani.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?