Hasani nënshkruan marrëveshjen për qasje në programe financiare me BE-në
Kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të Bashkimit Evropian
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se marrëveshja “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME” hap mundësi të shumta përfitimi për bizneset kosovare.
Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri Bajram Hasani dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësin dhe NVM-të, Loweri Evans.
Ai tutje ka theksuar se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë pasi që është marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?