Haradinaj: Zgjedhja e presidentit do ti konvenoj Kurtit dhe Vetëvendosjes

(Lajm i përditësuar)
Daut Haradinaj nga AAK në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se ka pasur diskutime me LDK-në, derisa nuk tregoi detaje se çfarë niveli kanë qenë ato.
“Kemi pasë diskutime me LDK-në, nuk e di a kanë qenë të nivelit të lartë apo të nivelit të parë. Nuk kam qenë prezent, në atë aspekt po flas. Shumicën e miqve që i kam në stukturën udhëheqëse të LDK-së kemi pasë diskutime jo në kuptimin e përfaqësuesëve të LDK-së, AAK-së, por kemi pasë diskutime se do të ishte e udhës unë mendoj që të jemi në një listë edhe ndoshta nuk kemi mbërri në një përfundim”, tha ai. /21Media
Haradinaj: Nuk kemi arritur që të krijojmë institucione, kemi faj edhe ne si opozitë
Daut Haradinaj nga AAK në “Click” të RTV21, tha se në çështjen e humbjes së një viti pa qeveri ka faj edhe opozita. Ai përmendi edhe mos arritjen e një mazhorance.
“Ky është një subjekt politik që e ka fituar besimin të qytetarëve, ka qeverisë me Republikën e Kosovës dhe mirë e keq jemi sot ku jemi, kemi pasë një humbje kohe një vjeçare do të thotë në parlament, nuk kemi arrit me kriju institucione. Kemi faj edhe ne si opozitë shumë, nuk jemi perfekt e di, sidomos kohën e fundit ne nuk kemi mbërri me arrit një mazhorancë”, deklaroi Haradinaj.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 28 dhjetor, ai mendon se ato kanë qenë të planifikuara të mbahen në fund të vitit.
“Unë mendoj që ka qenë krejtësisht e planifikuar që zgjedhjet me u mbajt në fund të vitit, sepse është e pa logjikshme një kandidat i vetëm me dalë 56 herë, një individ me u nominu për kryeparlamentar, ajo ka qenë abuzim edhe me vetë shoqërinë tanë”, tha ai./21Media
Kënga e Llalloshit për Kurtin, Haradinaj: Është tallava
Daut Haradinaj nga AAK në “Click” të RTV21 për këngën e deputetes së Vetëvendosjes, Edona Llaloshit dedikuar liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, ku ka kënduar këto fjalë “”Si zog shqipe – Jam Albini pushkë me qite”, tha se është tallava.
“Mendoj që kjo është një tallava, por unë e respektoj shumë deputetën edhe mendoj që sa më pak që i këndohet njerëzve të gjallë është më mirë dhe nuk mendoj që është elementi kryesor që populli ynë ka nevoj, shumë më shumë kemi nevoj për me pa realitetin ku po jeton populli “, tha Haradinaj./21Media
Haradinaj: Sa më shumë që fuqizohet ushtria, do të ketë më pak posedim të armatimit
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në “Click” të RTV21 ka thënë se sa më shumë që fuqizohet Ushtria e Kosovës, do të ketë interesim më pak që qytetarët të posedojnë armatim.
Teksa përmendi pytjen e një gjenerali amerikan lidhur me armët në Kosovë.
“Mund të ketë edhe sot edhe gjithmonë do të ketë, por në kohën kur është krijuar argumenti pse Kosova e meriton ushtrinë, ish kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj, në mesin e shumë miqve e shokëve, për aleatë, zyrtarëve të lartë iu ka thënë se njerzëit tanë kanë armë, posedojnë shumë armë në duar të civilëve. Pyetja e një gjenerali shumë të lartë amerikan ka qenë se çka iu duhet armët, përgjigja ka qenë ne nuk kemi ushtri, populli jonë mbrohet sepse mungon ushtria e Kosovës. Ne e kemi kriju ushtrinë dhe unë mendoj që armatimi tani e ka vendin në repartet, depotët, magazinat ku janë paraparë për mbrojtjen dhe sigurinë, dhe sa më shumë që fuqizohet, Ushtria e Kosovës, aq më pak do të ketë interesim tek qytetarët për me posedu armatim”, tha Haradinaj./21Media
Haradinaj për Kurtin: Ka shkuar e ka bërë llugë situatën mes shqiptarëve të Maqedonisë
Daut Haradinaj, nga AAK në “Click” të RTV21, për Albin Kurtin ka thënë se e ka bërë “llugë” situatën mes shqiptarëve të Maqedonisë. Ai ka përmendur edhe raportet në Luginën e Preshevës.
“Kurr më keq raportet me Shqipërinë nuk i kemi pasë, ka shkuar e ka bërë llugë {Albin Kurti} situatën mes shqiptarëve të Maqedonisë, i ke raportet më mizere në Luginën e Preshevës, abuzohet me fondet në emër të ndihmës për Luginë do të thotë nuk e di me çfarë elementi sot ky del edhe mburret para opinionit publik”, tha ai./21Media
Haradinaj për Dejona Mihalin: Është faktor kyç në Vetëvendosje
Daut Haradinaj, nga AAK në “Click” të RTV21 për Dejona Mihalin, ajo është faktor kyç në Vetëvendosje, duke përmendur edhe lakimin e emrit të saj.
“Ne po harrojmë në çfarë situate e ka gjetë Kosovën, kur e ka pru. Kemi pasë shumë kritika për gjuhën ndoshta, ka thënë nuk do të ketë asosacion, ka thënë flamuri lara lara, bashkimi kombëtar, ka thënë do ta zhduki nepotizmin, ka thënë do ta hjeki nëntokën politike sot nëntoka politike kurr më e fuqishme nuk ka qenë, krye me Dejona Mihalin që nuk e ka asnjë pozit në shtet, e udhëheq shtet. Nuk e di ne këtu po jetojmë, do të thotë përderisa i madh dhe i vogël e lakon emrin e saj dhe ajo jep gisht drejt me tregu se kush është patriot, kush është tradhtar, kush është me serb, atëherë ajo i bie që është faktor kyç në Vetëvendosje”, tha Haradinaj./21Media
Haradinaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë për shkak të manovrimit dhe logjikës së Kurtit
Daut Haradinaj, nga AAK, në emisionin “Click” të RTV21 tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë për shkak të manovrimit dhe logjikës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Si derivat i kësaj Kosova e kaloi një vit pa institucione, e kaloi një vit me 60 seanca, e kaloi një vit pothuajse më kritikun që e patëm edhe sot jemi në zgjedhje të jashtëzakonshme pikërisht për shkak të manovrimit të zotit Kurti dhe logjikës së tij. Nëse dikush mendon që kjo ishte qeverisja që e meriton besimin, le të ia jepin. Por nëse dikush shkon në market dhe e krahason çmimoren e vitit 2020 me të vitit 2025, unë nuk besoj që njeriu normal ka me e gjet guximin me i dhënë besim”, tha Haradinaj.
Ai përmendi edhe premtimin e Kurtit për çmimet dhe heqjen e TVSH-së.
“Në periudhën e fundit, pesë vjeçare përtej premtimeve nga qeveria Kurti, “që ne do të rrisin nivelin e performancës të bashkëpunimit, do të jemi shumë më dinamik në kuptimin e integrimeve euroatlantike”. Kosova sot është nën sanksione, Kosova sot e ka të ndërprerë dialogun strategjik me SHBA-të, Kosova sot blen energji në Serbi, sot jo që nuk u ulën çmimet siç premtonte zoti Kurti, jo që nuk e hjeki TVSH-në për produktet ushqimore, për shportën mujore siç njihet në popull”, u shpreh ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?