Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka ftuar deputetët e Kuvendit që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për gjetjen e një zgjidhje për minatorët.

Haradinaj ka thënë se shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri.

“Meqenëse qeveria po i injoron kërkesat e drejta të minatorëve, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që të thërrasin një seancë të jashtëzakoshme për të gjetur një zgjidhje për këtë kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë sonë. Janë minatorët që e nisën fundin e Jugosllavisë. Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri”, ka thënë Haradinaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button