Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj pyet Kurtin: A e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se nëse ka takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus në vizitën e tij në Greqi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!? Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button