Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Prej gabimeve të Kurtit, Serbia shkon një hap tutje

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar letrën e dërguar nga Serbia në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Për këtë letër, Haradinaj për RTV21 tha se me gabimet e kryeministrit, Albin Kurtit, Serbia po shkon një tutja dhe se Kosovës kjo po i krijon më shumë minusa.

‘’Serbia e inkurajume prej gabimeve të Kosovës, prej gabimeve të Kurtit, ajo pra shkon një hap më tutje tutje na krijon më shumë minusa, sepse me një letër të dërguar NATO-së me siguri Serbia ka përgaditur një narativ nuk vjen letra e para ata me siguri që gjatë gjithë kohës kanë dërguar informata se gjoja se Kosova vepron kundër të drejtave të komunitetit serb’’, tha Haradinaj./21Media

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button