Haradinaj përkujton të rënët në Rogovë të Hasit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot me rastin e 23 vjetorit të masakrës në Rogovë të Hasit ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në këtë fshat, ku ka kujtuar ushtarët që kontribuuan për lirinë e vendit.
Haradinaj përmes një video në ”Facebook”, ka theksuar se shqiptarët janë ndër popujt e rrallë që kanë luftuar gjatë e që kanë paguar çmim të madh për lirinë e tyre.
Haradinaj njërin prej momenteve më të përgjakshme të lirisë e ka quajtur rënien e 30 dëshmorëve më 27, 28 dhe 29 janar 1999 në Has.
”Përulemi para sakrificës dhe heroizmit të tyre. Lavdi e përjetshme të rënëve, Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina”, ka shkruar Haradinaj në ”Facebook”.
Ndërkaq, sot janë bërë 23 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.
Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?