Kaloni te përmbajtja kryesore

​Haradinaj: Partia e parë duhet të reflektojë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se partia e parë – Lëvizja Vetëvendosje, duhet të reflektojë për t’i dhënë “drejtim sa më shpejtë kësaj situatë”.

Vendi është ngërç politik pasi Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta bërë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, raporton KosovaPress.

“Çdo iniciativë për zhbllokim të situatës duhet të vlerësohet, por e thanë edhe liderët e dy partive më të mëdha të partive opozitare nuk I kemi numrat, nëse nuk i kanë numrat nuk e di se cila do të jetë ajo zgjidhje por gjithmonë duhet me vlerësu tendencën për me zhblloku situatën çfarë e kemi, dhe mendoj që është iniciativë e mirë. Më shumë kisha thënë që me reflektu partia e parë edhe m i dhënë një drejtim sa më shpejtë kësaj situate”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se ofertën për qeveri të unitetit më shumë e sheh si të “përgjithshme për një afat kalimtar deri në pranverë”.

“Nuk e di si do të jetë ajo matematika e numrave, nëse nuk i kemi numrat si do duket ajo qeveri pa Vetëvendosjne, kur e dimë që ka dalë partia e parë në zgjedhjet e fundit. Prandaj unë nuk e shoh si ofetë pa Vetëvendosjen, më shumë e kam parë si e përgjithshme për një afat kalimtar deri në pranverën e ardhshme, por prap mbetet që lidershipi të vendosë, ne jemi këtu për me dhënë përkrahje”, tha Haradinaj.

“E pash edhe deklaratën e ish-kryetarit të Kuvendit që tha se në dy javët e ardhshme mund të këtë ndryshime, më shumë jam i prirur me i besu ish-kryetarit të Kuvendit sepse ndoshta do ta bëjë një ofertë që do të ofrojë zgjedhje”, shtoi Haradinaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button