Haradinaj: Kurti ua ka ngulur thikën pas shpine dy vlerave më sublime të vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se “ua ka ngulur thikën pas shpine” dy vlerave sublime të vendit, aleatëve ndërkombëtar dhe kategorive të dala nga lufta.
Haradinaj në takim me kategoritë e luftës, ka thënë se të njëjtit nuk mund të ndahen nga paga minimale.
Ai ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë.
Kritik ndaj Kurtit janë shprehur edhe organizatat e dala nga lufta, të cilët kanë thënë se kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës.
Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme. /kp
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?