“Haradinaj gjendet para dy “vetevrasjeve” (egoiste dhe altruiste) interesante politike!”
Sipas Malokut, kryeministri për taksën ka vetëm dy opsione
Profesori dhe sociologu universitar, Fadil Maloku se për taksën 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve që hyjnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina është shprehur se kryeministri Ramush Haradinaj ka vetëm dy opsione.
Sipas Malokut, opsioni i tretë nuk ekziston, ndërsa opisoni i parë sipas Malokut është që ta pranoj pezullimin e taksës dhe “ta humbë 100%-in e rejtingut të fituar te publiku kosovar, gjatë nëntorit të vitit 2018”, Ndërsa, opisoni i dytë sipas tij, është që ta refuzoi taksën dhe ta harroi politikën konformiste e poltroniste, “(por, njëkohësisht; ta inauguroj sintagmën e munguar tē interesit…) ndaj miqëve e arkitektëve të pavarësisë”.
Maloku më tutje përmes shkrimit është shprehur se me opsionin e dytë, si hero i gjallë Haradinaj mund ta rifitoi famën e ikonës ramboiste, siç është shprehur Maloku, duke ia kthyer Kosovës, në faza afatgjata; sintagmën e partneritetit të munguar, dhe ate të faktorizimit në rqjon.
Këto dy opsione, në ligjerimin sociologjik, sociologu Maloku ka shtjelluar si më poshtë.
“1. Të bëjë “Vetëvrasje” egoiste politike, shkaku i reduktimit të mundësisë së integrimit dhe akomodimit të interesave kombëtare e atyre shtetërore të Kosovës, me interesat rajonale (të Serbisë) dhe sidomos ato globale (të Administratës së tanishme D.Trump, por, jo edhe të Shtetit amerikan. Sepse, s’janë të njejta!). Ky akt, vêrtetë që është më shumē i natyrës moralo- politike, por, që garancionet dhe kriteret morale që i ofron i njejti, ka arritur që shumë personalitete, në çaste dhe vendime të vështira, t’i muros në kujtesën kolektive të shumë popujve e shteteve të njohura. Duke i shndrruar nē një lloj “George Washingtoni” apo edhe “Sokrati”, të vuajtur shqiptar! Në fakt, zgjidhja, me pranu pezullimin me (bë pra, “vetëvrasje egoiste”) çmimin e defaktorizimit të vetës dhe subjektit të tij, për hirë tē një interesi më sublim (kombëtar e shtetërorë) tē Kosovës, për kohen që po jetojmë është vërtetë, në pamje të parē; një betejē tipike morale “don kishotiane”, por, në anën tjetër edhe një lloj satisfaksioni e sakrifice e vetëdijshme e tij, për tē ardhmen e shqiptarēve, nē rajon.
2. Apo të bëjē “Vetëvrasje” altruiste politike, që do rezultonte më shumë si rrjedhojë e integrimit dhe akomodimit të tepërt të tij, në qarqet dhe interesat lokale e globale. Ky tip “i vetëvrasjes”, e ka çmimin që tashmë e ka testuar edhe ai vetë, me faktin dhe aktin e “lejimit” të ardhjes sē tij, si kryeminister i Kosovës. Sepse, pa aminin e arkitektëve të pavarësisë dhe miqëve tjerë që kanë interesa, nē rajon, as qē kishte shansa të futej, nē majen e hierarkisē shtetërore!?
3. Zgjidhja; me mbajt taksën, duke ngritur rejtingun në 100%, në rrethanat aktuale, kur nuk ke as ide, as pērkrahje, e as fuqi (politike, ekonomike e ushtarake) është “vetêvrasje” e dobishme politike karizmatike, për vetë Haradinajn, por edhe për gjithē interesat e Kosovēs.
4. Sepse, në faza e staza afatgjata, ky veprim racional, vendin kishte me e katapultu definitivisht në; orbitën e procesit të ri të partneritetit (njejtë ka vepru edhe Izraeli) me miqët (post Donald Trumpian) demokrat, dhe me aleat tjerë europian….
5. Tjetër; miqësia blanko që u idealizua ekstremisht vetëm në favor të miqëve, tani do “shoqërohej” edhe me sintagmën e (munguar) të interesave strategjike, kombëtare e shtetërore të shqiptarëve në gjithë rajonin.
6. Ky opsion, i njeriut të gatshëm (si është Ramush Haradinaj) tē vetëflijohet, për të mirën e vendit që do materializohej përmes instalimit të sintagmës së munguar në gjitha raportet e deritanishme; miq ndërkombëtar- Kosovē, e që emërin e ka interes….për mendimin tim , do krijonte konditat themeltare, për njē faktorizim të ri shqiptar nē gjithē Ballkanin Perëndimor.
7. Kosto, këtu për “Rambon” janë vetëm humbja e privilegjeve (që edhe ashtu janë kalimtare) s’bashku me benificionet dhe ngarkesat tjera, tē cilat kut matematikisht pêrllogaritën edhe me obstruksionet e brendshme e sidomos ato te jashtme politike, vetëm sa do të ia kehtësonin marrjen e një vendimi të tillë, sa historik, aq edhe sociopolitik…”, ka shkruar Maloku më tutje.
Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018 taksa ka hyrë në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete. Kundër kësaj takse janë shprehur Bashkimi Evropian e po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?