Hapet shkolla e parë shqipe në Antwerp të Belgjikës

Në Antwerp të Belgjikës është shkruar historia. Më 8 dhjetor 2024, është hapur shkolla e parë shqipe, transmeton TV21.
Kjo shkollë do të mundësojë të mësohen fjalët shqipe dhe vargjet e poetëve shqiptarë edhe nga fëmijët që u lindën dhe rritën në këtë zonë të Belgjikës.
Kësisoj, kjo shkollë është e rëndësisë historike për faktin se do të kontribuojë në zhvillimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe edhe te mërgimtarët.
Themelues i kësaj shkolle është Ismet Ademi, kryetar i Shoqatës “Ilirida”, Soni Memo, nënkryetare e po të njëjtës shoqatë, ndërkaq drejtor i shkollës do të jetë Qani Rexhepi.
Urojmë që shkolla të ketë jetëgjatësi sa shkronjat më të bukura në botë, shkronjat shqipe.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?