Kaloni te përmbajtja kryesore

Hapet rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Rama tha se kjo rrugë është hapur fal angazhimit të përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, ka shkruar Rama në “Facebook”./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button