Hamza qytetarëve në Klinë: Do ta përfundojmë autostradën për Pejë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza sot kaa mbajtur një tubim me qytetarët në Klinë.
Hamza ka bërë premtim se do ta përfundojë autostradën për Pejë, unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog do ta ndërtojnë.
Gjithashtu Hamza u ka premtuar se edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjmë funksionale dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën.
“Kështu siç ju gjeta sonte Klinë, me plot entuziazëm, me plot energji për fitoren, kështu dua të jeni më 9 shkurt dhe gjithmonë! Autostradën për Pejë, e cila kalon kah Klina, do ta përfundojmë. Unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog do ta ndërtojmë. Edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjmë funksionale dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?