PDK mban konferencë në mesnatë Hamza: Mbyllja e sallës së Kuvendit është shkelje e rëndë e demokracisë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media në mesnatë, në hollin e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mbylljen e sallës plenare dhe pengimin e deputetëve që të hyjnë në të.
Siç u shpreh Hamza, deputetët e subjekteve të deritashme opozitare kishin kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, në kuadër të afatit kushtetues për konstituimin e legjislativit të ri, i cili përfundoi pikërisht në mesnatë.
Hamza e ka cilësuar veprimin e LVV-së si “shkelje të rëndë të demokracisë dhe rendit kushtetues të Kosovës”.
Ai tha se mbyllja e sallës së Kuvendit dhe pamundësimi i ushtrimit të mandatit nga deputetët përbën një precedent të rëndë institucional.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?