Kaloni te përmbajtja kryesore

Hakerët rusë e serbë tentuan ta sulmojnë faqen e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka njoftuar se dje faqja e saj në internet është nxjerrë jashtë funksionit si masë sigurie për shkak të sulmeve kibernetike që dyshohet se po ndodhin nga grupe hakerësh të lidhura me rrjetet ruse dhe ato serbe.

QKSS bën të ditur se përkundër këtyre tentativave faqja e saj mbetet e paprekur edhe pse momentalisht është jashtë funksioni për shkaqe sigurie.

“Ky aktivitet keqdashës duket se e ka origjinën nga grupe hakerash të lidhura me rrjetet ruse dhe serbe. Si masë paraprake, ne e kemi nxjerrë përkohësisht faqen jashtë linje për të siguruar zbatimin e masave efektive të sigurisë dhe për të parandaluar ndërprerje të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e QKSS-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button