Guterres: Nuk do t’i harroj kurrë pamjet e civilëve të vrarë në Bucha
Sekretari I Përgjithshëm I OKB-së, Antonio Guterres ka folur në Këshillin e Sigurimit përpara paraqitjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Guterres ka thënë se nuk do t’I harrojë kurrë imazhet e civilëve të vdekur në Bucha.
Ai shtoi se ishte I tronditur nga provat e shfaqura të krimeve të tjera të luftës që supozohet se janë kryer nga Rusia.
Guterres tha se detyra e tij është të tërheqë vëmendjen e këshillit ndaj pasojave të rënda të luftës në Ukrainë në ekonominë globale.
Rreth 74 vende në zhvillim janë veçanërisht të ndjeshme ndaj kostove të larta për ushqimin, energjinë e të tjera sipas Guterres./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?