Grerëzat ndërtojnë zgjoin nga letrat me ngjyra të ndryshme
Grerëzat janë shembull vërtetë mahnitës i natyrës. Këto krijesa ndërtojnë zgjoin duke përtypur drurin, i cili në kombinim me përshtymën e tyre shndërrohet në një ndërtim solid. Për të kuptuar më shumë rreth këtyre krijesave, studenti i biologjisë Mattia Menchetti, nga Universiteti i Firencës filloi një studim. A bëri një eksperiment me grerëz.
Mençeti i ofroi grerëzave letra me ngjyrë. Në fillim, ai u ofroi letër me ngjyrë të verdhë, dhe më pas gradualisht shtoi letra edhe me ngjyra të tjera.
Kështu, ai pa se grerëzat ngadalë krijonin zgjoin me ngjyrat që ia ofroi ai.
Ky studim doli të jetë vërtetë mahnitës. Pra, grerëzat me letrat shumëngjyrëshe ndërtuan shtëpitë me ngjyra ylberi.
Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët studiojnë këto krijesa për të kuptuar se si e organizojnë ato jetën.
Një eksperiment i ngjashëm u realizua në Francë në vitin 2012, i cili tregoi se bletët që kanë marrë sheqerin nga çokollatat shumëngjyrëshe M&M, kanë prodhuar mjaltin me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër.
Këta janë shembuj mahnitës se si bota e insekteve mund të na fascinojë me mënyrën e jetës së tyre, dhe kjo mund të nxisë shkencëtarët që ti studiojnë më shumë për të mësuar rreth jetës së këtyre krijesave./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?